Ter Stegen barazon një rekord të madh të Jan Oblak

Barcelona po kalon një moment shumë të mirë në kampionat, me skuadrën e Xavi Hernandez që në fundjavë triumfoi ndaj Elche-s, duke e çuar në katër numrin e fitoreve radhazi dhe tashmë kryeson me 71 pikë.

12 pikë është diferenca midis katalanasve dhe vendit të dytë, Real Madrid, kur kanë mbetur edhe 11 javë nga fundi i sezonit.

Përveç faktit që Barcelona po marshon drejt titullit kampion, katalanasit krenohen edhe me faktin se kanë mbrojtjen më të mirë me vetëm 9 gola të pësuar, mbrojtja më e mirë në kontinent.

Marc-Andre ter Stegen gjithashtu po shijon një super sezon në aspektin personal.

Portieri gjerman, këtë fundjavë regjistroi ndeshjen numër 20 pa pësuar gol në këtë edicion, duke pësuar në vetëm 7 ndeshje.

30-vjeçari barazoi kështu numrat e vendosur në sezonin 2018-2019 nga portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, ndërsa rekordi absolut në La Liga mbahet nga Francisco Liano në sezonin 1993-1994 në kohën kur luante me Deportivo La Coruna, me portierin spanjoll i cili koleksionoi 26 ndeshje pa pësuar gol.

11 ndeshje nga fundi dhe tani Marc-Andre ter Stegen do të provojë të vendos një rekord të ri, kjo pasi Barcelona sheh përpara një kalendar të favorshëm.

Zhegrova përkrah Messit në formacionin e javës në Ligue 1

Pas shkarkimit të Mirel Josës, Vllaznia zyrtarizon trajnerin e ri