Tensionet në “Stamford Bridge” vazhduan edhe pas ndeshjes, futbollistët u përleshën mes vete (VIDEO)

Kanë përfunduar tri ndeshjet që startuan në orën 16:00, të vlefshme për xhiron e 16-të në Premier League.

Ndeshja më dramatike e mbrëmjes ishte ajo mes Chelseat dhe Leeds United, të cilën të drejtuarit e Tuchel e fituan me rezultat 3-2, me një gol në minutat shtesë.

Golat për Chelsean i shënuan Mount (42′), Jorginho pen. (58′ dhe 90+4′), ndërsa për Leeds realizuan Raphinha pen. (28′) dhe Gelhardt (83′).

Pas ndeshjes kishte përplasje mes futbollistëve të dy skuadrave, me mbrojtësin e Chelseas, Rudiger i cili ishte i papërmbajtshëm në raport me futbollistët kundërshtarë.

/Gazeta Olle/

Favoritët shënojnë fitore në Premier League

Rahoveci me fitore të thellë ndaj Kamza Basket