Tensione tjera te Juve, Allegri u kap me yllin e skuadrës pas humbjes (FOTO)

Zhgënjimi dhe zemërimi tek Juventus pas humbjes në ndeshjen e Superkupës kundër Lazios u shkaktua veçanërisht për shkak se ajo erdhi në minutën e 93 pasi skuadra e Allegrit ishte tepër e motimuar pasi arriti të barazonte gjithçka në 2-2. 

Tekniku u zhgënjye pasi ekipi i tij nuk arriti ta çonte lojën në kohën shtesë, ku ndoshta kampionët italianë do të mund të përfitojnë nga entuziazmi për barazimin e papritur.

Dhe nervozizmi i trajnerit sigurisht nuk ka shkuar pa u vënë re pas fishkëllimës finale, kur kamerat e panë duke debatuar me Chiellini.

Tensioni u ndje në fytyrën e tronditur të lojtarëve.

Nuk dihet nëse Bonucci apo Allegri do të mund të kthehen në një “Bonucci” të dytë pasie njëjta situatë ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Realit të Madridit.