Partizani ka marrë një fitore të madhe me përmbysje duke fituar 2-1 në “Elbasan Arena”.
Kapiteni i Teutës, Sherif Kallaku ishte më i prekuri pas sfidës ku nuk u përmbajt. Mesfushori i talentuar mësyu në fushë duke i kërkuar llogari ballë për ballë gjyqtarin, teksa u desh ndërhyrja e stjuardëve të qetësonin Kallakun që u pa mjaft i irrituar.
Teuta kishte pretendime te rasti i penalltisë së dhënë në favor të Partizanin dhe kartonit të kuq të marrë nga Albano Aleksi, episode që ndryshuan totalisht fatin e ndeshjes./Panoramasport/