Pas përfundimit të ndeshjes, në stadiumin “Elbasan Arena” ka filluar festa e merituar e korçarëve, të cilët janë përshëndetur me të gjithë tifozët e pranishëm duke bërë xhiron e nderit në stadium.
Ndërsa futbollistët shqiptarëve gëzoheshin, për ata të Dinamos së Zagrebit ka filluar “gjyqi’, nga tifozët e pranishëm kroatë të cilët kanë pasur kontestime të shumta ndaj lojtarëve.
Ata janë shprehur të pakënaqur, duke kërkuar fanellat e lojtarëve.