Tensione në fushë dhe në bankinë, Xhaka iu drejtohet në gjuhen shqipe dhe ua tregon vendin serbëve

Ka ndodhur një përleshje në ndeshjen e Zvicrës përballë serbisë.

Ishte minuta e 67-të e ndeshjes, ku ndodhi një tollovi pranë bankës rezervë të skuadrës serbe.

Breel Embolo pati konflikt me serbët që kërkonin penallti, derisa sulmuesit i erdhi në ndihmë edhe kapiteni Granit Xhaka së bashku me Remo Freuler e lojtarët e tjerë të Zvicrës.

 

Përkundër se serbët bënin fjalë, Xhaka tregoi trimërinë e tij dhe liderin, duke i sharë edhe në gjuhën shqipe pasi vërehej qartë nga lëvizjet e buzëve.

Nuk mungoi edhe një gjest nga Graniti, duke ia treguar vendin serbëve e që gjesti i tij është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Tifozja shqiptare defilon mes serbëve duke bërë shqiponjën (VIDEO)

Shaqiri dhe Xhaka me përmbysje të jashtëzakonshme eliminojnë Serbinë nga Botërori, Zvicra kalon në 1/8 e finales së bashku me Brazilin nga Grupi G