Tensione edhe pas ndeshjes Holandë – Argjentinë, Messi i thotë Weghorstit: Çfarë po shikon, largohu nga këtu budalla

Argjentina eliminoi Holandën me penallti, pas një loje me katër gola në kohën e rregullt që u mbyll 2-2.

Ishte një lojë dramatike në të cilën Holanda u rikthye nga 2-0, por nuk arriti ta kthejë të gjithën.

Ndeshja ishte në mënyrë të papërshkrueshme emocionale dhe gjyqtari kryesor Antonio Mateu Lahoz dha 14 kartonë të verdhë, që është një rekord i Kupës së Botës.

Lionel Messi shkëlqeu. Ai asistoi për golin e parë të Argjentinës, shënoi vetë të dytin pasi ishte i saktë nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes, Messi ishte nervoz. Teksa jepte një intervistë, ai ngriti zërin dhe iu drejtua lojtari të Holandës, Wout Weghorst më tonë të ashpër, por edhe duke e ofenduar.

“Çfarë po shikon, çfarë do? Ik atje, budalla”, i tha Messi holandezit.

Gazetari argjentinas i ka kërkuar që të qetësohet dhe situata nuk ka përshkallëzuar më tej.

“Nuk i dua njerëzit që flasin para ndeshjeve. Numri 19 (Werhost) erdhi dhe na provokoi, përplasej me ne, fliste gjëra. As trajneri i tyre nuk ishte i respektueshëm me ne”, ka thënë Messi pas ndeshjes.

Kroacia dhe Argjentina do të luajnë për finalen të martën në orën 20:00.

Messi godet gjyqtarin pas kalimit në gjysmëfinale: E panë të gjithë çfarë ndodhi, FIFA duhet ta rishikojë këtë

Gazetari amerikan pëson atak kardiak gjatë ndeshjes Holandë – Argjentinë