Tenistja kosovare Vesa Gjinaj kualifikohet në finale të turneut ‘Neocom Open 2021’

Tenistja Vesa Gjinaj ka fituar edhe gjysmëfinalen e turneut ‘Neocom Open 2021’.

Në turneun që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, Gjinaj plasohet në finale pas fitores ndaj italianes, Sara Milanese, shkruan Gazeta Olle.

Tenistja jonë fitoi  2-1 me sete pas një ndeshje të vështirë 6-3 3-6 7-5.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "2 Saturday 14 August 2021 Not Before 9:30 KOS Girls' Singles Semi-final Vesa Gjinaj [14] H2H 6 3 Sara Milanese 7 ITA 3 6 5"

Vesa në çerekfinale kishte mposhtur Asli Ozcan me rezultat 6-4 dhe 6-1.

Para saj ajo kishte eleminuar edhe bartësen e tretë të turneut, Sara Pantelic, me rezultat 6-4 dhe 6-4 me sete.

/Gazeta Olle/

Unitedi shkatërron Leedsin në ndeshjen e parë të edicionit të ri

A&N nuk ndalet, prezanton transferimin e radhës