Televizioni publik i Norvegjisë kërkon falje për skandalin e mbrëmshëm, iu referua Prishtinës si skuadër serbe

Një skandal i madh erdhi mbrëmë nga Norvegjia.

Televizioni Publik i këtij vendi iu referua Prishtinës si pjesë të Serbisë.

Në raportimin pas ndeshjes Bodo/Glimt – Prishtina, prezantuesi i këtij televizoni thotë se skuadra norvegjeze triumfoi ndaj skaudrës, gjë që përbën raportim skandaloz dhe të rrejshëm publik.

Megjithatë, GazetaBlic Sport ka kontaktuar televizionin në fjalë dhe ka marrë një përgjigje ekskluzive nga ana e  tyre.

Nëpërmjet një përgjigje ata kanë kërkuar falje për raprotimin e tyre dhe kanë paralajmëruar se do të kërkojnë falje në transmetimin e lajmeve të mbrëmjes së sontme.

Ju kërkojmë sinqerisht ndjesë për këtë gabim informativ. Ne do të kërkojmë falje për këtë publikisht në transmetimin e mbrëmjes. Sinqerisht, Cicilie, Shërbimi Publik”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Mural në Prishtinë për ish-basketbollistin Edmond Azemi

Gjilani tregon forcën përballë Ballkanit, shënon edhe transferimi i ri