‘Telenovela’ Barcelona – Alves, vjen më një lajm befasues

Vazhdon telenovela Barcelona – Dani Alves. Tani ‘seriali’ vjen me një vazhdim të mundshëm të kontratës nga braziliani.

Kështu shkruan sot ‘goal.com’. “Dani Alves është pajtuar të nënshkruajë një kontratë të re edhe për dy vjet të tjera, e cila do të zyrtarizohet në javët e ardhshme’, shkruan sajti në fjalë.

Alves javë më parë refuzoi të vazhdojë me Barcelonën, dhe duket se ai lidhet me një kalim te PSG në verë. (Gazeta Olle)