Telegram ngushëllimi i FC Dritës

Familja Murseli është në zi, pasi djali i presidentit të Dritës, Valon Murselit, Noah ka ndërruar jetë.

Drita ka lëshuar një telegram ngushëllimi për vdekjen e Noah duke shkruar se do të jenë pranë familjes Murseli në këto momete të vështira.

Telegram ngushëllimi.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ikjen në amshim të engjullit të vogël Noah Murselit, djali i presidentit të klubit Valon Murseli.

Në këto momente të vështira për familjen Murseli, qëndrojmë afër familjes për të ndarë dhimbjen së bashku dhe lutemi që Zoti tu ju jap forcë familjes, ndërsa engjullin e vogël ta dërgoj në parajsë.

Ngushëllime më të sinqerta gjithë familjarëve, miqve, shokëve dhe farefisit.

RIP Noah🕊️

Superliga nuk ndalet, mesjava sjell ndeshje interesante

Tjetër goditje nga Ferizaj, merr sulmuesin Albion Kurtaj