Te Zvicra tregojnë arsyen pse nuk luajti Xherdan Shaqiri në ndeshjen e parë

Zvicra ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë në Euro 2024, ndaj Hungarisë me rezultatin 31, por që Xherdan Shaqiri nuk luajti asnjë minutë në këtë përballje. 

Nga mediat zvicrane u llogarit befasia më e madhe mos inkuadrimi i Xherdan Shaqirit për asnjë minutë lojë.

Sot (e diel) gjatë ditë dielën, Giorgio Contini, pjesë e stafit të Murat Yakin, ka zbuluar arsyen se pse ylli i Zvicrës nuk u aktivizua fare.

“Dje ndeshja ishte e tillë që na duhej të bënim shumë punë në mbrojtje, në prapavijë. Kjo është arsyeja pse zëvendësimet shkuan në këtë drejtim”.

“Xherdani ka cilësitë e tij dhe ne do t’i përdorim ato kur të nevojiten, si me të gjithë lojtarët”, deklaroi Contini.

Ndeshjen e radhës, Zvicra e zhvillon ndaj Skocisë më 19 qershor, ndërsa me Gjermaninë do të përballet më 23 qershor, dy ndeshje ku mund ta shohim Shaqirin në fushë.

Sot zhvillohen tre super duele në Euro 2024

Asani humb stërvitjen e së dielës, stafi teknik po vlerëson situatën e tij