- Trajneri i Trepçës ’89, Fahredin Duraku përjetoi humbjen e parë këtë edicion në Superligë.
- Trajneri i Dritës, Sadat Pajaziti, debutoi me fitore në Superligë. Ai më parë ishte trajner në Ligën e Parë, me skuadrën e Gjilanit.
- Të tre golat për Dritën i shënuan përforcimet e ardhura në dimër: Armend Kastrati, Alban Shillova, Mensur Limani
- Ibrahim Peci i Trepçës ’89, humbi penaltinë e parë këtë edicion. Ai deri më tani kishte shënuar më së shumti 11-metërsha, gjithsej katër.
- Gjyqtari Besfort Kosumi e nisi edhe pranverën me penalti. Madje, edhe këtë herë akordoi penalti për Trepçën ’89, siç kishte bërë në takimin e parë të këtij kampionati, Besa – Trepça ’89 (3:3).