Trajneri Ismet Munishi, për herë të parë pësoi humbje nga Drenica
Autori i golit të vetëm, Dren Gashi, ishte përforcim i Prishtinës, mirëpo kjo e fundit e huazoi tek Drenica.
Trajnerët Ismet Munishi (Hajvalia) e Tahir Lushtaku (Drenica), janë miq të mirë, mirëpo gjatë ndeshjes acaruan goxha shumë punët, duke u fjalosur mes vete.
Në protokollin e Hajvalisë ishin dy kryetrajnerë: Naser Prapashtica dhe Ismet Munishi. I pari ka licencën A, i dyti jo.
Dren Gashi është lojtari i tretë që shënon golin më të shpejtë në Superligë këtë edicion. (Gazeta Olle)