‘Te Tirana sikurse te Prishtina’

Mesfushori Argjend Malaj në verën e vitit të kaluar e la Prishtinën për të kaluar te kampioni shumëfishtë i Shqipërisë, Tirana. Nuk iu deshën shumë kohë që të përshtatet me jetën e re teksa ‘shpërtheu’ me paraqitjet e tij në fanellën ‘bardheblu’. “Jam shumë i kënaqur me ndeshjet e para, por ndërkohë pësova një lëndim dhe dalëngadalë jam duke e marrë veten. Tash e tri ditë i jam bashkuar ekipit në përgatitje”, thotë Argjend Malaj për Gazetën ‘Olle’.

Mesfushori i cili përpos Prishtinës e Tiranës, ka luajtur edhe për KEK-un, beson fuqishëm në suksese me Tiranën. “Ashtu siç i kam fituar titujt me Prishtinën në Kosovë, i dua edhe me Tiranën, titullin Kupën, dhe Superkupën”, përfundoi Argjend Malaj.

Pjesë e Tiranës janë edhe dy futbollistë të tjerë nga Kosova, Debatik Curri e Alush Gavazaj. Tirana pas javës së 23-të, ndodhet e treta me 47 pikë, dy më pak se lideri Kukësi.