‘Të shkruajmë historinë’

Në një konferencë të organizuar për media nga drejtuesit e klubit Sigal Prishtna, ku i pranishëm ishte edhe kryetari Blerand Stavileci.

Kryetari i prishtinasve e ka cilësuar kualifkimin në finale të Ligës Ballkanike, duke shpresuar dhe besuar të arrijnë të triumfojnë në këtë kompeticion.

“Kemi bërë rrugë të gjatë dhe punë jashtëzakonisht të madhe deri këtu. Ne kemi shkruar historinë duke u kaulifikuar në finale të Ligës Ballkanike. Të gjithë së bashku duke filluar nga lojtarët trajneri, dhe i gjithë stafi i klubit së bashku edhe me tifozët Plisat kemi bërë punë të madhe të arrijmë deri këtu. Shpresoj dhe besoj se do të arrijmë fitojmë titullin e Ligës Ballkanike”, u shpreh fillimisht Stavileci.

Ndryshe ai tha se atmosfera në ekip është jashëzakonisht e mirë duke zbuluar se nuk mund të jetë i pranishëm në këtë ndeshje pasi do të jetë në një udhëtim zyrtarë.

“Jemi bërë një familje e madhe dhe atmosfera është jashtëzakonisht e mirë. Dua të zbuloj se nesër nuk do të mund të përcjell nga afër ndeshjen pasi jam në një udhëtim zyrtarë por me mendje jam te skuadra ime”, u shpreh Stavileci. (GazetaOlle.com)