Të shitet Messi, vendosin tifozët

Sipas rezultateve të sondazhit të realizuar nga ‘Catalunya Radio’, 16% e anëtarëve të intervistua të Barcelonës, do të ishin të gatshëm ta transferonin Leo Messin në një klub tjetër. “Do ta pranonit shkëmbimin e Leo Messit me para të majme, të cilat mund t’i ofrojë një skuadër e huaj?”.

Kjo ishte pyetja që iu bë atyre. Dhe, shumica prej tyre, 84%, u përgjigjën me “JO”, kurse pjesa tjetër e anëtarëve të bordit u shpreh se do ta shisnin pa problem yllin argjentinas.