Të rinjtë e Dritës nisin përgatitjet: Trajneri, Genc Sermaxhaj optimist për vazhdimin e sezonit

Drita U-19 ka filluar sot përgatitjet për stinorin pranveror.

“Intelektualët” e rinjë ishin ndër skuadrat më të mira në stinorin vjeshtor, raporton Gazeta Olle.

E edhe në pranverë, kjo skuadër e udhëhequr nga Genc Sermaxhaj do të provojë të përsërisë suksesin e njejtë.

Ata po garojnë me Gjilanin, Ballkanin dhe Trepçën ’89 për titullin e këtij sezoni, teksa janë pak më mbrapa se këto tre rivale me pikë.

Disa fjalë pas rikthimit në stërvitje i ka pasur edhe trajneri i gjeneratës.

“Po e nisim aty ku e kishim lënë me shumë energji e pozitivitet ciklin e përgatitjeve për vazhdimin e pjesës së dytë të sezonit 2020/21”
“Uroj të na përcjell fati e shëndeti, sepse për gjërat tjera do të kujdesemi bashkë në përpikmëri!” – shkroi Sermaxhaj në profilin e tij në facebook.