Të qeshim së bashku: Werner dështon ta godas kornerin, ndalet nga flamuri i këndit

Timo Werner nuk po arrin të bëhet senzacion në fushë qysh prej transferimit të tij në Premier Ligë, por një situatë interesante në duelin e fundit e bëri atë senzacion në rrjete sociale.

Sulmuesi gjerman që erdhi me shumë bujë tek “Blutë e Londrës” nuk arriti të tregoj veten as në duelin kundër Manchester Cityt, ai madje nuk arriti as të kryente një korner të shkurtër në minutat e fundit të ndeshjes.

Kjo video qesharake e sulmuesi gjerman është duke bërë xhiron e internetit.

Ai nuk po arrin të përshtatet në futbollin anglez duke bërë paraqitje nën nivelin e duhur.

VIDEO: