Te Prishtina rikthehen me kushte

Trajnerët e Shkollës së Futbollit Prishtina, Gazmend Haliti e Kushtrim Munishi, që nga 31 dhjetori janë larguar nga klubi.

Prishtina u ka mbetur plot tetë paga borgj.

Këta trajnerë ka gjasë që të rikthehen në klub. “I kemi dorëzuar kërkesat tona bordit të klubit. Nëse na plotësohen kushtet, jemi gati që të rikthehemi. Shpresojmë që deri javën e ardhshme do të marrim një përgjegjje”, ka thënë për Gazetën ‘Olle’, Gazmend Haliti. Këta trajnerë janë me licenca profi.