‘Te Prishtina për trofe’

Bojan Trajkovski i cili erdhi si përforcim të Sigal Prishtina, ka vetëm një synim me kryeqytetasit. Ai bëri të ditur se te prishtinasit ka ardhur të fitoj Ligën Ballkanike.

Te Sigal Prishtina kam ardhur për ta fituar Ligën Ballkanike dhe dua ta arrijë këtë synim. Ne kundër Craiovas dëshmuam se mund t’ia dalim mbanë dhe një gjë të tillë e pres edhe kundër Kozhuvit. Mbi të gjitha, dua që palestra të jetë e stërmbushur me tifozët tanë”,
ka shtuar Trajkovski.
Basketbollisti i kryeqytetasve Bojan Trajkovski, i cili ka arritur shumë shpejt të ambientohet te prishtinasit, para ndeshjes me Kozhuvin, është shprehur i bindur se skuadra e tij do të dal triumfuese nga kjo ndeshje.

“Kozhuvi ka treguar lojëra të mira edhe pse kohët e fundit ka patur disa telashe. Ne duhet të japim maksimumin për të marrë një rezultat sa më të mirë për ndeshjen e kthimit”.