Të premten hidhet shorti i Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar në lidhje me shortin e rrethit të ardhshëm të garave në Kupën e Kosovës.

Sipas FFK-së, nesër (e premte), 1 dhjetor, do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme, më 5 e 6 dhjetor, derisa në këtë fazë marrin pjesë edhe klubet e Superligës dhe Ligës së Parë.

Shorti do të tërhiqet në orën 11:00, në selinë e FFK-së në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve. /Gazeta Olle/

FFK organizoi për herë të parë Kampin e Talenteve në SHBA

Franca, mikpritëse e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2030