Të premten hidhet shorti për edicionin e ri të garave në Superligë dhe dy grupet e Ligës së Parë

Kanë mbetur edhe më pak se tre javë deri në fillimin e sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Elita e futbollit kosovar për edicionin 2023/24 do të filloj më 12 gusht, derisa një javë më vonë nis edhe Liga e Parë e Kosovës.

Megjithatë skuadrat ende nuk e dinë kalendarin dhe këtë do ta mësojnë në fund të kësaj jave.

Komisioni i Garave pranë FFK-së ka njoftuar klubet e Superligës dhe Ligës së Parë se në bazë të Rregullores së Garave tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave do të bëhet të premten (më 28 korrik).

Tërheqja e shortit do të bëhet sipas këtij orari:
Superliga në orën 12:00
Liga e Parë – Grupi A në orën 13:00
Liga e Parë – Grupi B në orën 13:30. /Gazeta Olle/

Vojvoda drejt transferimit te Hellas Verona

Ndryshon orari i ndeshjes Moldavi – Shqipëri