Të mërkurën finalja e dytë, Ferizaj e Istogu premtojnë tjetër spektakël hendbolli

Të mërkurën luhet ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen Ferizaj e Istogu.

Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën e ka fituar Istogu me rezultat 32:31. Ndeshja e parë e luajtur në Istog ishte shumë interesante dhe dramatike deri në fund. Një tjetër ndeshje interesante dhe dramatike kanë premtuar të dy skuadrat finaliste.

Istogut i duhet edhe një fitore apo barazimi në Ferizaj për të fituar titullin e kampionit. Istogaset udhëtojnë me qëllim për ta ngritur lartë trofeun e kampionit.

Ndërkohë Ferizaj duhet të bëj dy fitore për të fituar titullin. Pra ferizajaset fillimisht synojnë ta fitojnë ndeshjen në shtëpi për ta barazuar rezultatin në 1:1 dhe kështu ta sigurojnë ndeshjen e tretë që sërish do të luhej në Istog.

Edhe në Ferizaj pritet të ketë shumë shikues në palestër.

Kosova U16 me fitore bindëse ndaj Kazakistanit

Prizreni 16 dhe Sigal Prishtina në sfidën vendimtare për një vend në gjysmëfinale