Te Izraeli janë të sigurt për shtyrjen e ndeshjes me Kosovën: Po presim datën për orarin e ri

Izraeli është në luftë me Palestinën dhe kjo luftë ka prekur sigurisht edhe ngjarjet sportive.

Kësisoj Përfaqësuesja e Izraelit nuk do ta zhvilloj ndeshjen me Zvicrën e cila ishte e paraparë të luhet më 12 tetor në Tel Aviv.

Izraelitët kanë bërë kërkesë në UEFA që të shtyhet edhe ndeshja me Përfaqësuesen e Kosovës e paraparë të luhet më 15 tetor në Prishtinë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuarez ka thënë se nuk pret që ndeshja me Kosovën të luhet dhe po presin nga UEFA të mësojnë orarin e ri të këtij dueli.

“Ne presim të dimë datën e lojës së shpejti, por sigurisht që nuk do të ndodhë shumë shpejt. Për momentin, askush nuk mendon të luajë futboll. Situata në vendin tonë është e tmerrshme dhe shpresojmë që e gjitha kjo të përfundojë së shpejti”, ka deklaruar Zuarez.

Deri më tani UEFA ende nuk ka marrë vendim zyrtar, por sipas të gjitha gjasave kjo ndeshje do të shtyhet për muajin nëntor ose dhjetor.

Zyrtare: Florian Kamberi transferohet te Slaven Belupo

Fushë Kosova realizon fitoren e parë, mposht me rezultat komod Gjilanin