Te Hajvalia vetëm pezullime

Komisioni disiplinor nuk e ka dënuar askënd nga klubi i Hajvalisë, por i ka pezulluar deri në dhënjen e deklaratës shtesë.  Ismet  Munishi, si trajner i klubit, Xhavit Pacolli zyrtar i klubit dhe Mehedin  Pergjegja kryetar i klubit të futbollit janë pëzulluar në pa afat për dhënjen e deklaratave të pa bazuara, por edhe për sharje dhe fyerje në drejtim të personave zyrtar.  Nga të tre kërkohet deklaratë plotësuese deri më 14 prill. Asnjëri nuk mund të kryej punën derisa të merret vendimi.

Po ashtu edhe Fidaim Haxhiu është në procedurë dhe pa dhënjën e deklaratave plotësuese nuk ka të drejtë të ushtëroj detyrën.

Burim Sadiku është dënuar me dy ndeshje moslojë pasi që u ndëshkua me kartonë të kuq, në ndeshje me Feronikelin.

Nga Liga e Parë është pzuluar ndihmëtrajneri i KEK-ut Naim Kodraliu, ndërsa Shëklqim Syla i Flamurtarit është dënuar me tri ndeshje moslojë.