Të gjithë me Leartin (FOTO)

Leart Emini këputi ligamentet në miqësoren me 2 Korrikun, për çka do të humb tërë stinorin pranveror të Raiffeisen Superligës. Lojtari i Hajvalisë, që ishte në formë të lart vitin e kaluar, do të jetë mungesë e madhe për skuadrën e Ismet Munishit.

Mirëpo, atij, sot gjatë tërë ditës, në përkrahje i kanë dalë bashkëlojtarë dhe lojtarë të skuadrave tjera, duke postuar fotografi me të në Facebook.

Përkrahje i dha edhe Ilir Berisha, që së fundi bëri karrierë në Suedi. “Shërim sa ma të shpejte Leart, besom që ki mu kthy edhe ma i fortë se qe je kon, ule kryt e puno qysh tash per mu kthy!”, i shkroi Berisha.

Shumë bashkëlojtarë, por edhe lojtarë të skuadrave tjera, kanë postuar foto me Leartin në facebook, duke shkruar edhe komente, në përkrahje të tij, gjë që rrallë ndodh në futbollin e Kosovës.

 

“Me mu kthy edhe më i fortë”, shkroi Faton Zejnullahu, në foton e postuar.

faton zejnullahu leart emini

Ai tha e Leartin e ka pasur bashkëlojtarë: “Me Leartin kam shoqëri shumë të mirë, e kam përjetuar lëndimin e tij, si të më ndodhte mua. I dëshiroj shërim sa më të shpejtë. Një e mirë në këtë gjendje të tij është trajneri Munishi, që i përkrah lojtarët e tij, dhe shpresoj që edhe klubi i Hajvalisë në këtë kohë të vështirë për të, do t’i qëndrojë afër”, deklaroi Zejnullahu për Gazetën Olle.

“I madhi Leart Emini, të presim, forca kampion”, ka shkruar Erdin Hashani në facebook.

erdini me leartin

Arbër Prekazi ka postuar katër fotografi me skuadra të ndryshme, e ku bashkëlojtar e kishte Leartin.

“Dhashtë Zoti që Learti të kthehet sa më shpejt që është e mundur, ne kemi nevojë shumë për prezencën e tij, si në fushë ashtu edhe në zhveshtore, sepse perveç që është super lojtar, ne kemi nevojë shumë për të, ai është edhe një super djalë”, tha Prekazi .

“Gjithmonë pranë teje Lleo”, ishte mesazhi i tij në Facebook.

“Shërim sa më të shpejt Leo”, ishte postimi i Përparim Islamit të Hajvalisë.

rruku