Të gjitha transferimet në futbollin kosovar, vetëm katër skuadra kanë zyrtarizuar transferimet e reja për edicionin 2022/23

Pas përfundimit të edicionit 2021/22, skuadrat kanë filluar të mendojnë për të shtuar cilësi në skuadër, dhe për të zhvilluar një kampionat sa më të mirë.

Skuadrat që janë kualifikuar për në garat evropiane e kanë filluar më herët merkaton verore, duke bërë transferime bombastike, duke shtuar cilësi në skuadër që do të shërbejnë për të arritur rezultate sa më pozitive nga arena ndërkombëtare.

Skuadra më aktive në merkaton verore është FC Ferizaj, duke prezantuar plotë pesë futbollistë.

Astrit Fazliu, Bujar Shabani, Leutrim Rexhepi, Betim Haxhimusa, Edon Sadriu janë transferimet e para te skuadra e Ferizaj e cila u rikthye këtë vit në elitën e futbollit kosovar.

FC Drita është klubi i dytë më aktiv në merkaton verore, duke prezanutar tre futbollistë, ndërsa është vetëm çështje kohe zyrtarizimi i Kastriot Selmanit nga Llapi dhe Iran Junior nga Ulpiana.

FC Drita: Besnik Krasniqi, Florjan Smakiqi, Blend Baftiu janë transferimet e para të nënkampionëve kosovar, të cilët e kanë filluar fazën përgatitore për ndeshjet evropiane.

Kampionët e kanë filluar tregun e transferimeve në kryeqytet, duke arritur t’i marrin Prishtinës dy futbollistët më të mirë vitet e fundit.

FC Ballkani: Leonit Abazi, Qendrim Zyba janë transferimet e para në epokën e Ilir Dajës, i cili fillon për herë të parë fazën përgatitore verore me Xhebrailët, skuadra nga Suhareka për herë të parë do të luaj ndeshje në garat evropiane.

Fituesit e Kupës kanë goditur duke nënshkruar me top talentët e futbollit vendor, ndërsa për vitin e dytë radhazi do të shijojnë emocionet e arenës ndërkombëtare.

Llapi: Sokol Kiqina dhe Albion Kurtaj janë transferimet që kanë zbarkuar në Zahir Pajaziti, dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjet e Ligës së Konferencës.

Gazeta OLLE do të ju mbajë të informuar rreth të gjitha transferimeve në merkaton verore.

/Gazeta OLLE/

 

E pabesueshme, klubi italian nxirret në shitje për një euro

‘Data e sotme lidhet me futbollin’: Gramozi flet në katër vjetorin e vdekjes së legjendës Fadil Vokrri