Të gjitha ngjarjet që karakterizuan ndeshjen Shkëndija 0-0 Shkupi

Gazeta OLLE ka njoftuar për të gjitha ngjarjet që ndodhën në derbin e dy skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Tifozeria e Shkupit, Shvercerat kishin vendosur që të udhëtonin në Tetovë, edhe pse para disa ditësh në një letër të hapur për të gjithë opinionin, KF Shkëndija kishte refuzuar kërkesën e shkupjanëve për të udhëtuar në qytetin e Tetovës.

Pas udhëtimi me rreth tetë autobus nga tifozeria bardhekaltër, në hyrjen e qytetit të Tetovës, Policia e Maqedonisë së Veriut, ndaloi tifozët e Shkupit duke i kthyer për në kryeyqytet, sepse shkalla e rrezikshmërisë ishte e lartë në rast se tifozeria mysafire depërtonte në Tetovë.

Ndalimi i Policisë doli të jetë i qëlluar, tensionet në qytetin Kuq e Zi ishin rritur shumë pas provokimeve të shumta nga dy tifozeritë në rrjetet sociale, shkruan Gazeta OLLE. 

Me ardhjen e lojtarëve të Shkupit në stadiumin e Tetovës, filluan dhe fyerje dhe sulmi nga tifozeria vendase, madje duke goditur një lojtar të Shkupit gjatë hyrjes për në stadiumin Marshin Beqiri.

Ndeshja kishte filluar me shumë tensione, dhe me tensione të mëdha u përfundua, ku u karakterizua me hudhje të shisheve dhe mjeteve piroteknike nga tifozët nikoqir.

Në 10-të minutat e fundit, para se ndeshja të mbyllej ndodhi një episod jo i zakonshëm, mes tensioneve të publikut ndodhi një përleshje në mes të lojtarëve të Shkëndijës dhe të Shkupit.

Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 0-0, me Shkupin që festojnë titullin e katërt në histori të klubit, me tifogrupit bardhekaltër që kanë paralejmruar festë të madhe në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Gazeta OLLE vazhdon të ju mbajë të informuar për të gjitha ndeshjet si në futbollin vendor, ashtu dhe në atë rajonal.

 

 

Manchester City marshon drejt titullit kampion

Ish-udhëheqësi i “Shvercerave”: Keni marrë hap të gabueshëm, do të pendoheni