Te Feronikeli besojnë në mbijetesë, por ka një problem

sh-kampioni e Kosovës në futboll, Feronikeli po kalon edicionin më të vështirë viteve të fundit që nga inkuadrimi në Superligë për herë të parë në edicionin 2012/13.

Skuadra nga Drenasi do ta mbyll sezonin vjeshtor si e fundit në renditjen tabelore me vetëm 11 pikë të grumbulluara.

‘Industrialistët’ qysh para fillimit të edicionit u përballën me probleme të shumta, duke filluar nga bllokimi i merkatos nga UEFA, për shkak të problemit me financa me një nga ish-futbollistët.

Kryetrajneri i Feronikelit, Faruk Elshani për Demokracia.com tregoi problemet që bën Feronikelin të jetë në pozitën e fundit tabelore.

‘Problemet te klubi jonë tash veç dihen. Janë problemet financiare, pastaj largimi i shumë lojtarëve e bllokimi i regjistrimit nga UEFA. Këto mendoj që janë problemet krysore që klubi është në këtë pozitë’, tha Elshani të hënën për Demokracia.

Megjithatë, pavarësisht se ekipi nga ‘Rexhep Rexhepi’ për momentin ndodhet tetë pikë larg pozitës që e shmang nga rënia, Elshani thotë se ata nuk janë dorëzuar, ndonëse pranon se do ta kenë të vështirë.

Sipas trajnerit, zhbllokimi i transferimeve në merkaton e dimrit rrit optimizmin për ta siguruan mbetjen në elitën e futbollit kosovar.

‘Jo, ne nuk jemi dorëzuar. Por do të jetë e vështirë. Nëse arrijmë t’i zhbllokojmë transferimet besoj që do t’ia dalim ta sigurojmë ekzistencën në Superligën e Kosovës në futboll’, shtoi tutje trajneri i Feronikelit.

Për fund, Elshani tregoi se në cilin repart Feronikeli ka prioritet të sjellë figura të reja në afatin kalimtar të dimrit, nëse arrijnë të zhbllokojnë merkaton.

‘Neve si skuadër na duhen lojtarë në të tri repartet. Por, prioritet do ta kemi fazën e sulmit’, potencoi trajneri, Faruk Elshani.

Nikli për 17 ndeshje ka regjistruar vetëm pesë gola, shifër kjo e papritur për shumëkë. Statistikë tjetër jo e mirë për Feronikelin është se kanë regjistruar tri fitore, dy barazime dhe 12 humbje deri një xhiro pa përfunduar gjysma e edicionit.

Ndeshjen e fundit për sezonin vjeshtor Feronikeli do ta zhvillojë në shtëpi, kundër Drenicës.

Nedim Bajrami në formë fantastike, realizon gol dhe asiston ndaj Udineses

Trajneri i Empolit, Andreazzolo: Bajrami është një kënaqësi, e prisnim të gjithë