Klubi futbollistik Ferizaj ka gjashtë javë rresht që njeh opsionin e vetëm fitoren.
Ekipi që po drejtohet nga trajneri Arbnor Morina, është duke bërë një punë të jashtëzakonshëm, derisa humbjen e fundit e ka pësuar në javën e tretë dhe që nga ajo ndeshje më nuk njeh humbje.
Së fundmi mposhtën Ramiz Sadikun si mysafir me rezultat 1-0.
Ujqërit janë të lumtur me këtë ecuri të rezultateve pozitive dhe kanë lavdëruar punën e Morinës me shtabin teknik, teksa kanë shkruar se janë kthyer drejtë synimeve që ka klubi.
“Trajneri Arbnor Morina me shtabin taknik vazhdojnë ta bëjnë një punë fantastike, ku kanë arritur ta rikthejnë klubin tonë drejtë synimeve tona, të bashkuar do ja dalim”, thuhet në njoftimin e Ferizajit.
Ferizaji në javën e 12-të është nikoqire e Fushë Kosovës, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Ferizaj.