Të enjten u martua, të premten u dënua – kjo i ndodh futbollistit të Superligës

E pabesueshme, por e vërtetë. Futbollisti i Dritës, Armend Kastrati, nuk ka mundur të shijojë shumë ditët e martesës. Ai të enjten mbrëma i dha fund beqarisë, mirëpo të premten e ka pritur një lajm i hidhur, shkruan Gazetaolle.com.

Ai është gjendur në procedurë disiplinore nga Komisari i Garave për shqelmimin që ia kishte dhënë të mërkurën lojtarit të Flamurtarit në ndeshjen e DigitAlb Kupës, në të cilën kishte shpëtuar pa karton të kuq.

Mirëpo, Komisari i Garave në vendimin e tij bënë me dije se Kastrati është ndëshkuar pas incizimeve televizive, që do të thotë se mesfushorit gjilanas edhe pse gjatë takimit nuk i është dhënë kartoni i kuq, KG ia ka shqiptuar masën e njëjtë.

Ndërkohë, menjëherë ka marrë vendim edhe Komisioni Disiplinor që ka dalë me këtë deklaratë: “PEZULLOHET, pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komsionit disiplinor (grumbullimin e provave shtesë ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar,  Armend Kastrati, date 30.03.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Me gjasë Kastrati nuk do të mund ta ndihmojë Dritën, së paku në dy takimet e ardhshme. (Gazeta Olle)

kastrati