Të enjten na pret një super ndeshje miqësore

Prishtina nuk ka të ndalur sa i përket zhvillimit të ndeshjeve miqësore.

Pas Vëllaznimit dhe Shkupit, dy ndeshje të fituara nga skuadra bardhëekaltër, trajneri Arsim Thaqi do ta provojë skuadrën edhe në një përballje me kundërshtar të fortë.

Të enjten Prishtina do të përballet me Gjilanin në Gjilan.

Skuadrat janë në momentet e fundit të përgatitjeve, ku kanë mbetur më pak se dy javë deri në fillim të kampionatit. /olle/