Te Dinamo thonë se e respektojnë Ballkanin

Dinamo Zagreb është mysafir i Ballkanit në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Trajneri i klubit të njohur kroat, Sergej Jirakovic, ka analizuar Ballkanin, duke treguar pikat e forta të skuadrës tonë.

“Na pret një ndeshje kërkuese ndaj Ballkanit, një ekip shumë mirë i udhëhequr, i organizuar dhe lehtësisht i adaptueshëm. Ata dinë të ndryshojnë sistemin, ne e dimë që luajnë romb 4-4-2, i kemi analizuar dhe do të duhet të jemi në nivelin maksimal për agresivitet dhe duele, madje do të thosha në kufirin e fanatizmit, sepse kështu luajnë”.

“Ata i fituan të gjitha ndeshjet në Evropë në shtëpi, dhe kjo thotë mjaft dhe do të duhet të jemi në nivelin maksimal”.

“E di që ka shumë tifozë të Dinamos këtu, ata na takuan para hotelit dhe bënë fotografi me lojtarët. Kujtim Shala ka luajtur në Dinamo dhe ka lënë gjurmë. Unë kam qenë këtu me Rijekën, kështu që jam i njohur me mjedisin. E di që Ballkani ka një stadium plot dhe se tifozët janë fanatikë. Ndihem shumë rehat, shpresoj që pas ndeshjes të ndihemi rehat edhe ne”, ka thënë trajneri Jirnovic.

Edhe mesfushori Marko Bulat ka pasur fjalë të mira për Ballkanin, por kroatër duan të kthehen te fitorja pas humbjes që kishin në fundjavë ndaj Hajduk Spliti.

“Bota e futbollit nuk është shumë e njohur me ekipin e Ballkanit dhe as ne nuk e kemi njohur deri sa e analizuam. Është një ekip potent që luan prej dy-tre vitesh bashkë. Ata janë agresivë, kërkojnë lojë me duele. Ata janë shumë të mirë me topin, kanë dy, tre lojtarë të gjatë që janë të rrezikshëm nga loja e ndalur dhe ne duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje kësaj”.

“Duhet të fillojmë shumë mirë që në minutën e parë sepse edhe ata do ta bëjnë. Fusha është ashtu siç është, si për ne, ashtu edhe për ata dhe besoj se do të luajmë mirë, sidomos pas humbjes ndaj Hajdukut. Mezi presim të fillojë ndeshja sepse do të jetë shumë e dobishme në këtë moment”, ka thënë Marko Bulat. Ndeshja mes Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit zhvillohet të enjten nga ora 18:45.

Ilir Daja thotë se një lojtar i Ballkanit është ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit, bëhet fjalë për Lumbardh Dellovën

Trepça fiton përballjen e parë në FIBA Europe Cup