Të dielën ndeshja e futsallit kushtuar dëshmorëve Pajaziti-Zejnullahu-Hoxha

Për nder të dëshmorëve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, nën patronatin e FFK-së – Komisionit të Futsallit, do të  organizohet ndeshja revyale ndërmjet ekipeve të qyteteve, Podujevës dhe Prishtinës.

Kjo e fundit vitin e kaluar ishte fituese e këtij trofeu.

Ndeshja zhvillohet, të dielën, më 31 janar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në orën 16:30.

Para kësaj ndeshje, prej orës 16:00 zhvillohet një ndeshje e veteranëve të UÇK-së.