Besa e Pejës ka bërë ndryshime të mëdha në formacion nga sezoni i shkuar.
Pas largimit të shumë titullarëve Besa e ka komponuar një ekip shumë të ri me disa lojtarë me përvojë.
Njëra nga blerjet e pakta është mbrojtësi i majtë malazez Dejan Milloshevic, shkruan GazetaOlle.com.
Ai ka debutuar sot kundër Gjilani në humbjen 2:1.
Milloshevic e ka mbajtur veshur fanellën me numrin 2. /olle/