‘Të bashkuar thyejmë çdo barrierë, të bashkuar drejtë historisë’ – Intelektualët e bëjnë me zemër Dritën para përballjes me Feyenoordin

Drita dhe Feyenoordin do të përballen sonte në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Konferencës.

Përballja në Rotterdam vjen pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Duke parë se ndeshja do të jetë shumë e vështirë dhe kualifikimi tutje duket i pamundur, “Intelektualët”, tifogrupi i Dritës i kanë dhënë zemër skuadrës së tyre.

“Të bashkuar thyejmë çdo barrier, të bashkuar drejtë historisë. Forca Drita zemra e qytetit!”, kanë shkruar tifozët gjilanas në faqen e tyre zyrtare.

Ndeshja fillon në orën 20:00 në Rotterdam të Holandës.

Maxhuni: Jam optimist për suksese

Kjo pritet të jetë skuadra e re e Elvis Rexhbeçajt