Taulanti komenton ngjarjen e Granitit me tifozët: E turpshme që e vërshëllyen

Taulant Xhaka i del në mbrojtje vëllait të tij, Granit Xhaka.

Në një intervistë për zvicëranen “Blick”, Xhaka ka folur për shumë tema.

Mesfushori i Baselit dhe i Kombëtares Shqiptare, u pyet edhe për të ardhmen.

Thuhej që Graniti do të largohej nga Arsenali në dimër, pas rrëmujës me tifozët. Si i përjetuat tërë ato gjëra?

As që e vura re në fillim. Dikush më dërgoi videon e acarimit të vëllait, gjatë zëvendësimit, dhe mendova se ishte dëmtuar. Ishte e turpshme, sepse nuk mund t’i vërshëllesh lojtarët e tu, edhe nëse ata kanë pasur një ditë të keqe.

Por edhe Graniti i ka provokuar tifozët…

Kjo që thoni nuk është e saktë. Në një moment kontestimi si ai, gjithkujt i shfaqen emocionet dhe nuk mendoni për to. Ai kërkoi falje. Kam folur me të shumë herë gjatë kësaj kohe. Nuk ishte e lehtë, u gjend nën një presion tepër të madh e të padrejtë.

Çfarë i këshilluat?

Unë i thashë të përmbahet, sepse gjithmonë do të ketë tifozë që të vërshëllejnë. Ky është futbolli.

A janë pritshmëritë karshi Granitit në Londër shumë të larta?

Duhet të ketë diçka, që lidhet me faktin e të qenit kapiten. Graniti e thotë menjëherë atë që mendon. I thashë që duhej t’i kuptonte tifozët, sepse, në fund të fundit, rezultatet e Arsenalit nuk janë të mira.

Unai Emery, që tashmë u shkarkua nga Arsenal, a e la Granitin të pambrojtur në atë moment?

Ju nuk mund të fajësoni gjithmonë trajnerin. Në fund të fundit, duhet të performoni vetë në fushë. Granit është një lojtar që jep gjithmonë gjithçka, pavarësisht se ku luan. Edhe me Gladbach nuk e kishte të lehtë në fillim, pastaj u bë një nga mesfushorët më të mirë në Bundesligë.

Asnjëherë nuk keni luajtur jashtë vendit…

Do të bëhem baba për tre muaj, kështu që është e qartë për mua që nuk dua të ndryshoj më mjedis e klub. Unë ende kam një kontratë 2-vjeçare me Baselin, por nëse klubi dëshiron të rinovojë përsëri me mua, do të nënshkruaj menjëherë.

Ku do t’i kaloni Krishtlindjet?

Ne do të fluturojmë për në Dubai, sepse atje është ngrohtë. Pastaj, për katër ditë do të shkojmë te Graniti, në Londër.