Taulant Seferi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit ukrainas.
Sulmuesi shqiptar para grumbullimit nga Përfaqësuesja kuqezi për ndeshjet e muajit qershor ka gjetur sërish golin.
Në sfidën që po zhvillohet mes Vorskla Poltavas dhe Shakhtar Donetsk, Seferi ka gjetur golin në minutën e 37-të.
26-vjeçari fitoi një penallti dhe nga pika e bardhë realizoi për 1-0.
Goli ndaj Shakhtar është i 13-ti këtë edicion për Seferin, i cili mbanë pozitën e tretë në listën e golashënuesve.
Ворскла забила гол у ворота чемпіона України – Таулант Сефері точно реалізував пенальті 👍🏻#Football #UPL #Goals pic.twitter.com/TdV3qkKEj8
— Телеканал Setanta Sports Ukraine 📺 (@SetantaUkraine) June 4, 2023