Taulant Seferi drejt këtij klubi, zbulohet oferta për Tiranën

Taulant Seferi vijon të jetë në qendër të merkatos. Ndonëse është në grumbullim me Tiranën, ku po përgatitet për eliminatoret e Champions Leagues ndaj Dudelange, sulmuesi i bardhebluve mund të ndërrojë shumë shpejt skuadër.

Ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar, por deri tani asnjëra prej tyre nuk ka plotësuar pretendimet e Tiranës dhe vetë futbollistit ndaj janë refuzuar.

Megjithatë SuperSport mëson se së fundi është futur në garë një nga klubet me buxhetin më të madh në ligën e parë turke, Manisa FK, që është gati të paguajë deri në 800 mijë euro për kartonin e sulmuesit nga Kumanova.

Negociator është ish futbollisti Hair Zeqiri, tashmë në rolin e menaxherit dhe shumë shpejt pritet që të email-in e Tiranës të mbërrijë oferta zyrtare, që mund të kënaqë jo vetëm klubin bardheblu, por edhe vetë Seferin.

Manisa FK është themeluar vetëm në 2019-ën dhe ka ngjitur shumë shpejt shkallët, teksa këtë sezon do të synojë përforcimin, për t’u ngjitur në elitën e futbollit turk dhe projekti i ri mund të nisë pikërisht nga Taulant Seferi.

Miqësorja Ballkani – Llapi, publikohen formacionet zyrtare

Zyrtare: Malisheva prezanton transferimin e parë në merkaton verore