Gazeta OLLE ekskluzivisht kishte raportuar për bllokimet e gjashtë skuadrave kosovare nga FIFA, ndërsa menjëherë pas lajmit të publikuar, disa nga klubet nuk e pranuan një gjë të tillë.
Lexo po ashtu:
Ekskluzive: Foto që tregon bllokimin e merkatos për gjashtë skuadrat kosovare nga FIFA
Taulant Dajaku, i ftuar në emisionin Ekipa A në ATV, ka konfirmuar lajmin e Gazetës OLLE për bllokimin e merkatos së skuadrës nga Bajram Aliu.
“Drenica nuk do të luaj vetëm për ta nderuar kampionatin, duhet të paguajmë rreth 77 mijë eurove për të çbllokuar merkaton tonë, e cila momentalisht është e bllokuar” shtoi për Ekipa A, drejtori sportiv i Drenicës, Taulant Dajaku.
Gjithsesi gjatë ditëve të ardhshme Gazeta Olle do të nis publikimin e intervistave ekskluzive të personave që kanë paditur të gjitha klubet që janë bllokuar nga FIFA si Llapi, Prishtina, Drenica, Arbëria, Besa e Pejës dhe Feronikeli.
Gjithashtu në rast çbllokimi të merkatos së gjashtë klubeve të përmendura, Olle do të raportoi me kohë të gjitha lajmet e fundit rreth kësaj çështje shumë të rëndësishme për klubin dhe futbollin kosovar.
GAZETA OLLE