Tatuazhi me fytyrën e politikanit serb krijon polemika, UEFA paralajmëron futbollistin

Shpesh futbollistët bien pre e skandaleve raciste apo nacionaliste me gjestet e tyre si brenda dhe jashtë fushës.

Rasti më i fundit vjen nga futbolli grek, ku protagonist është bërë lojtari i AEK-ut, Onjen Vranjes. 31-vjeçari është paralajmëruar nga UEFA se do të përjashtohet nga futbolli i luajtur në Kupat e Europës pas një tatuazhi të dukshëm të zbuluar në trupin e futbollistit.

Vranjes kishte bërë tatuazh në krahun e djathtë portretin e Momcilo Dujiç, një politikan dhe prift serb që bashkëpunoi me pushtuesit italianë dhe nazistë në Luftën e Dytë Botërore duke kryer disa masakra në dëm të popullsisë së Bosnje Hercegovinës.

Kjo është cilësuar si skandal i vërtetë nga organet kompetente të futbollit të cilat nuk duan që futbollistët të përcjellin mesazhe të gabuara në drejtim të publikut, që më pas nxisin reagime të dhunshme.

31-vjeçari dhe klubi i tij janë paralajmëruar që tatuazhi në krahun e Vranjes gjatë ndeshjeve të jetë sa më i mbuluar ndryshe do të ketë sanksione./Panoramasport.al

Kuc: Drenica një kundërshtar i vështirë, por ne synojmë tre pikë!

Xhiro me ferrari në rrugët e Tiranës, Florian Marku rikthehet si kampion (VIDEO)