Tata Martino: Ishim superior ndaj Kilit

 Tata Martino është shprehur shumë i mërzitur me humbjen e Argjentinës në finale ndaj Kilit, pas kryerjes së penaltive (4-1).

Ai tha se do të vazhdojë me Argjentinën edhe pas kësaj humbje. “Kjo nuk nënkupton asgjë për të ardhmen time. Unë do të llogarisë në 23 lojtarët për kualifikimet për botërorin ‘Rusi 2018’”, tha ai pas takimit.

“Ndihem shumë keq, merituam më shumë, por humbëm. Ne humbëm tri nga rastet e mira që patëm. Ne ishim superior ndaj Kilit”, shtoi ai. (Gazeta Olle)