Tashmë ish-trajneri i Kombëtares e merr me vete në ekipin e ri, futbollistin ‘kuq e zi’

E ardhmja e Ledian Memushajt do të jetë larg Pescarës.

Mesfushori shqiptar sipas të gjitha gjasave do të largohet nga skuadra italiane, ku ka qenë edhe kapiten i saj në dy sezonet e fundit duke patur besimin e stafit dhe drejtuesve.

Por pas rënies së ekipit nga Seria A, Memushaj është duke menduar për të gjetur një tjetër ekip për të vijuar karrierën e tij. Pas ofertës zyrtare nga Bolongna prej 2 milionë eurosh, të tjera lajme qarkullojnë për të ardhmen e mesfushorit.

Sipas mediave të ndryshme, vlonjatin tani e kërkon edhe Paolo Tramezzani, i cili pritet të marrë zyrtarish bankinën e Sionit në Superligën e Zvicrës. Mësohet se ai ka kërkuar që të ketë edhe Memushajn në ekip, të cilin e njeh mjaft mirë pasi kanë punuar bashkë te Shqipëria.

Ish-ndihmësi i Gianni De Biasit e sheh Ledian Memushajn si lojtarin ideal për ta ndihmuar në ekipin e ri që do të marrë nën drejtim.

Pescara memushaj memushaj