“Tash ki me referu edhe lojë të UEFA-së”, Nuza zbulon bisedën me Vokrrin menjëherë pas pranimit të Kosovës

Gjyqtari i njohur kosovar, Genc Nuza ka zbuluar fjalët që legjenda, Fadil Vokrri ia kishte thënë pas pranimit të Kosovës në UEFA.

Më 3 maj të vitit 2016, saktësisht pesë vite më parë, Kosova ishte pranuar në UEFA.

Nuza kujton atë kohë, duke thënë se i ndjeri, Fadil Vokrri i kishte thënë: “Tash ki me referu edhe në lojë të UEFA-së”.

Vlen të potencohet se Vokrri ishte meritori kryesor që Kosova është pranuar në instancat më të larta të futbollit evropian dhe botëror.