Tare nuk ndalet, merr edhe një

Drejtor i Lazio, Igli Tare tha se ata kanë nënshkruar tashmë me një lojtar tjetër, dhe se emrin e tij do të bëjë të ditur në ditët në vijim.

Lazio është duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm ndërsa drejtori Tare ka bërë të ditur që pas nënshkrimit me Ravel Morrison dhe Wesley Hoedt, tashmë kanë marr edhe një lojtarë.

“Pas Morrison dhe Hoedt ne kemi nënshkruar tashmë me një lojtar tjetër. Do ta shpall emrin e tij ditëve të ardhshme”, tha Tare për ‘Rai Sport’ pasndeshjes gjysmëfinale kundër Napolit.

Kur gazetarët e pyetën se Çfarë pozicioni luan ai? “Unë nuk dua të jap ndonjë gjë tani”, tha Tare.