Tare: Gjyqtarët gjithmonë kundër nesh, pse?

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, e ka ngritur fuqishëm zërin kundër gjyqtarëve italian, të cilët sipas tij po e dëmtojnë skuadrën nga kryeqyteti italian.

“Humbja me Interin? e nisëm ndeshjen mirë, mirëpo pastaj ndodhën disa episode, të cilat janë gjithmonë kundër ndesh. Unë nuk e kuptoj se pse po ndodhë kështu. Ne e kemi pozitën e tretë në duart tona, por çfarëdo që të ndodhë deri në fund, besoj që ky sezon ishte fantastik për ne”, deklaroi Tare, transmeton Gazetaolle.com.

Lazio është në vendin e tretë me tri pikë më shumë se Napoli në tabelë, mirëpo në xhiron e fundit udhëton në “San Paolo” për t’u takuar me skuadrën e Rafa Benitez dhe pikërisht ajo sfidë mund ta përcaktojë ‘Championsin’ e Italisë.