Tare e ka me Romën

Roma triumfuan me rezultat 4:1 në ‘Derby della Capitale’ duke lënë shije të hidhur te skuadra e ish-sulmuesit shqiptar.
Në një intervistë të dhënë para ndeshjes, Tare deklaroi për ‘Mediaset Premium’ se kjo ishte “ndeshja më e rëndësishme ndaj skuadrës që e urrejmë më së shumti”.
Ai u shpreh se triumfi eventual në derbi do ta bënte këtë sezon më pak negativ, megjithëse kjo nuk ndodhi.

Për këtë arsye sezoni i keq i Lazios po vazhdon dhe pritet angazhimi i një trajneri të ri.