Tandem në sulm me Mbappen, Zhegrova në formacionin e javës në Ligue 1

Edon Zhegrova ishte protagonist i Lillet në fundjavë në fitoren 2:0 ndaj Monacos.

Sulmuesi i krahut asistoi në dy golat e vendësve, të cilat i shënuan Cavaliero e Diakite.

Për këtë, përfaqësuesi kosovar u përfshi në ekipin ideal të xhiros së 10-të në kampionatin francez.

“WhoScored” e ka vlerësuar paraqitjen e Zhegrovës me notën 8,45, ndërsa e gjen veten në një ekip me Kylian Mbappen.

E pas lojës, e vlefshme për xhiron e 10-të të Ligue 1, anësori ofanziv e bëri një postim në rrjetet sociale, duke e shprehur gëzimin e tij për fitoren.

“Një tjetër fitore, +2 asistime. Punë e madhe e ekipit. Falënderim për krejt tifozët, ju jeni të mrekullueshëm”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.

Lille aktualisht është në vendin e katërt në tabelë me 18 pikë, katër më pak se lideri Nice.

Sokoli thur elozhe për mbrojtësin Ardi Ajdini: Ishte individi kryesor që e pengoi Malishevën të fitojë ndeshjen

Nga Benzema te Bellingham e Kane, 15 futbollistë mësojnë renditjen në garë për Topin e Artë