Tallja që FFK ia bëri Prishtinës, i lajmëroi se nuk do të luajnë në ‘Fadil Vokrri’ vetëm 24 orë para ndeshjes me Llapin

Nesër (e shtunë), në program për xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës është ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit. 

Një email ka mbërritur drejt FC Prishinës nga Komisioni i garave i FFK-së, i cili e obligon atë që si skuadër vendase t’i njoftojë se ku do të zhvillohet kjo ndeshje, pasi ajo nuk mund të luhet në “Fadil Vokrri”, për shkak të mbingarkesës dhe kushteve aktuale atmosferike, shkruan Gazeta Olle.

Dhe si për çudi, kjo letër e dërguar klubit nga kryeqyteti vjen vetëm 24 orë para ndeshjes së ardhshme kampionale.

Padyshim se kjo shkakton vështirësi tek secili klub, i cili bëhet gati të zhvillojë ndeshjen në terrenin e tyre, dhe krejt në fund obligohet që të gjejë zgjidhje për ta ndërruar atë!

Kjo papërgjegjësi nga FFK, është quajtur si tallje nga FC Prishtina, duke theksuar se kjo i ka shkaktuar klubit shumë humbje në aspektin sportiv dhe financiar.

Kjo është kërkesa e Komisionit të Garave drejtuar Prishtinës.

“Përshëndetje të nderuare

Gjate kohes se sezones dimrore ne fushen e stadiumit Fadil Vokrri ( afer 1 muaj e 10 dite ka pas intervenim dhe investim mbrenda fushes, jan bërë riparime mbrenda zones se 16-shit, si dhe harnime ne barin e ri ne tere fushen pjese pjese) eshte punauara ne minus 10 grade.

Siç edhe dihet eshte perdorur fusha gjate pregaditjeve te kombetareve si dhe nga vajzat U-17, eshte renuar nga mbingarkesa dhe pas rreshjeve te shiut keto dite nese perdoret fusha demtohet, pastaj me daten 12 Prill kombetarja e vajzave zhvillon ndeshjen me kombetaren e Belgjikes Andaj Komisioni i garave ne baze raportit te mirebajtesve te fushes dhe kushteve aktuale atmosferike (me shi) ndeshja Fc Prishtina – Fc Llapi nuk mund te zhvillohet ne Stadiumin Fadil Vokrri,

Obligohet Fc Prishtiana qe t’na njoftoje per ndeshjene neserme se ku do ta zhvilloje ndeshjen. me rrespekt Komisioni i Garave”, thuhet në email. /Gazeta Olle/

Letra e Komisionit të garave drejtuar FC Prishtinës

 

Dallku: Shkaku i erës së krijuar ishte shumë e vështirë të luhet më mirë

U raportuan se blenë 35 orë dore, vjen reagimi nga FFK